Durrës, merr flakë kablloja elektrike në banesë, plagoset 43-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2021, 08:18
Një person mbeti i plagosur lehtë nga djegia e një kablloje elektrike në një banesë të pabanuar në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25 të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 13, Plazh.
"Në një banesë të pabanuar, ka marrë flakë një kabllo elektrike dhe si pasojë është djegur në këmbë shtetasi H. D., 43 vjeç, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore" njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

