Çupi: Kauza për Teatrin është e humbur, palët në gjyq, por institucionet nuk duhet të pushojnë
Në një intervistë për RTV Ora, analisti Frrok Çupi u shpreh se Kauza për teatrin është një kauzë e humbur, pasi sipas tij teatri i vjetër nuk ekziston më.
Ai tha se kur palët janë në gjyq, kjo nuk do të thotë se institucionet duhet të pushojnë, pavarësisht se ka një kallëzim gjyqësor.
Çupi: Kauza për Teatrin është një kauzë e humbur, por ata luftojnë. Ne ndodhemi para faktit se nuk i dimë të gjitha provat. Dimë njërën palë, por nuk dimë tjetrën. Teatri i vjetër sot nuk ekziston më. Një pjesë e mirë e energjive në favor të Teatrit janë tërhequr. Ajo kauzë nuk mbështetet më politikisht nga opozita, as organizatat në Evropë që e mbështesnin dikur, nuk po duken. Ndërtimi për teatrin e ri ka filluar.
Do të doja të isha në oponencë me qeverinë dhe shtetin, por këto janë habitate konstitucionale të pranuara në të gjithë botën. Kur palët janë në gjyq, kjo nuk do të thotë se institucionet duhet të pushojnë, pavarësisht se ka një kallëzim gjyqësor. Ne nuk kemi garanci për atë që është diskutuar nga ambasadori i BE-së në zyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese. Ka shumë gjëra që duhet të dihen nga publike dhe shumë të tjera që nuk mund të dihen. Sigurisht që pala tjetër ka të drejtë të paragjykojë.
Çupi shtoi se ka pasur disa pretendentë kur përfaqësues evropianë janë kërcënuar, fyer dhe marrë nëpër gojë në vendin tonë.
Çupi: Ka pasur disa precedentë kur përfaqësues evropianë janë kërcënuar, fyer dhe marrë nëpër gojë. Ka pasur jnë ambasador të OSBE-së që ka dashur të bëjë një padi, por është tërhequr. Kam përshtypjen se edhe ky rast është kështu, sepse në këtë rast është elefanti që padit një gjë të vogël. Asnjë ambasador nuk ka punë me të tjerët, përveç se me qeveritë.

