U zgjodhën deputetë në 25 prill, Etjen Xhafaj e Petro Koçi lirohen nga detyra e tyre si zv. ministra

Pas emërimit të vajzës së të djerit Bashkim Fino, Megi Fino, si zëvendës ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, është liruar nga detyra edhe Etjen Xhafaj, i cili deri tani ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Xhafaj nga shtatori do të futet si deputet në Kuvend, pas zgjedhjes së tij nga listat e PS-së në 25 Prill në qarkun e Tiranës.

po ashtu, edhe Petro Koçi lë postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes për karrigen e deputetit në shtator, pasi u zgjodh në qarkun e Fierit.

VENDIMET

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Etjen Xhafaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Petro Koçi, zëvendësministër i Mbrojtjes lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.