Durrësi i "pushtuar" nga mbeturinat, qytetarët djegin pirgjet e hedhura në rrugë

Qyteti i Durrësit prej disa kohësh tashmë është në prag të një krizë me mbetjet urbane për shkak të depozitimit të tyre.

Ndërkohë, një situatë e tillë ka bërë që mbetjet të digjen nga qytetarët e Durrësit.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në lagjen nr. 18 ku mbetjeve të hedhura e të bëra pirg u është vënë zjarri.

Djegia e mbeturina ka shkaktuar ndotje me re të zeza tymi në zonë, ndërsa shihen banorë pranë pirgut që po digjet.

Pas një bllokimi kamionët  me mbeturina janë dërguar sërish në Landfillin e Sharrës dhe deri në 15 korrik do të pranohen pa pagesë.