Prezë, futet për tu freskuar në rezervuar, mbytet 74-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2021, 23:04
Një 74-vjeçar është gjetur i mbytur në një rezervuar mbrëmjen e sotme në fshatin Palaq të Prezës.
Sipas deklarimeve familjarëve dyshohet se 74-vjeçari ka hyrë për tu freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
"Më datë 30.06.2021, është njoftuar salla operative se në fshatin Palaq, Prezë, është konstatuar i mbytur në një rezervuar shtetasi M. T., 74 vjeç. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas ka hyrë për tu freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.'' - njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
