Tiranë, shpërthen bombola në banesë, plagosen nënë e bir
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2021, 20:54
Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në kryeqytet.
Si pasojë e shpërthimit të bombolës janë plagosur nënë e bir, të cilët janë dërguar në spital më pas.
''Me datë 30.06.2021, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Kelmendi” ka plasur një bombol gazi në banesën e shtetases Z. Sh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit Z. Sh dhe R. Sh (nënë e bir) të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.'' - njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
