Masakra në Velipojë/ Mërtiri: Qeverisë nuk i intereson se çfarë ndodh me turizmin, ka lidhje të forta me mafien
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Ergys Mërtiri, ka folur për situatën politike në vend, dhe për ngjarjen e fundit në Velipojë, ku pas një konflikti u vranë 4 persona.
Në lidhje me ngjarjen që trazoi Shqipërinë, Mërtiri tha se shteti është pjesë e shkakut të problemit pasi sipas tij, konflikti për parcelat e bizneseve duhet të ishte zgjidhur nga shteti.
Ai shton se Kryeministri Edi Rama kërkon që kërkon t’i përqendrojë të gjitha gjërat në një dorë, por sipas tij pushtetit lokal nuk mund të ia marrësh të drejtat.
"E para tregon se shteti nuk është shtet është një rrëmpallë. Nuk mundet që shtetit të kujtohet për të parë si shkojnë gjërat në turizëm kur jemi në fillim korriku. Këto janë budallaqe shqiptarësh që kujtohen aty kur duhet vjelë fruti, këta kujtohen të mbjellin. Rama e konsideron qeverisjen eseistikë, dhe I përdorë këto për fjalime të bukura. Mosfunskionimi i shtetit, kjo rrëmpallë që ka ky shtet ka prodhuar këto lloj realitetesh që kanë shpeshherë pasoja negative.
Nëse dy biznese zihen dhe shkojnë deri në vrasjen e njëri-tjetrit për një konflikt të cilin duhet ta kishte rregulluar shteti, sigurisht që shteti është pjesë e shkakut të problemit. Të paktën për etikë publike ndaj qytetarit, të cilët të kanë dhënë votën dhe të kanë besuar, ata që e anë besuar, të paktën të kërkojë ndjesë për mosfunksionimin e gjërave. Rama kërkon t’i përqendrojë të gjitha gjërat në një dorë. Nuk mundesh t’i marrësh të drejtat pushtetit lokal. "
Mërtiri thekson se parcelat e plazheve janë përdorur edhe për fushata elektorale, për aq kohë sa kanë qenë në dorë të shtetit.
"Unë jam i bindur që ato parcelat janë përdorur edhe për fushatë elektorale, për të marrë vota. Në momentin që unë kam në dorë punën tënde, unë kam në dorë, bukën e gojës tënde dhe të gjithë njerëzve që punojnë për ty. Dhe në momentin që kam këto unë kam pushtet mbi ty. Dhe ky ushtrim pushteti, këtu mund të jetë korruptiv, mund të jetë politik etj. Unë nuk besoj se pushteti qendror është më i korruptuar se pushteti vendor, mund të jenë të dy njësoj të korruptuar. Nuk ka shumë rëndësi kush vjedh më shumë, por e sigurt është se menaxhimin e bën më mirë pushteti vendor sesa ai qendror."
Sherr në gjendje të dehur, plagoset një person në Pogradec
30 Qershor, 21:13
Sipas tij qeverisë nuk i intereson se çfarë ndodh me turizmin apo biznesin, teksa shton se qeveria në vendin tonë akuzohet se ka bashkëpunim me krimin e nivelit të lartë.
"Kemi Bashki sepse ne gjykojmë se punët vendore i dinë më mirë njerëzit e pushtetit vendor. Fakti që qeveria kërkon që t’i zaptojë këto pushtete, është korrupsion në vetvete. Se nëse ti merr në dorë një pushtet që nuk të takon ka korrupsion. Duket se qeveria nuk e ka në hall biznesin dhe nuk e ka fare në hall turizmin. Këtë qeveria e dëshmoi edhe me faktin që dërgon fadroma, pikërisht në sezonin e turizmit.
Këto janë çmendurira që vetëm në vendin tonë ndodhin. Kjo qeveri nuk akuzohet se ka qenë e paaftë për të luftuar krimin ordiner, kjo qeveri akuzohet se ka bashkëpunim me krimin e nivelit të lartë me mafien. Të gjitha këto që i adresohen qeverisë, nuk ka të bëjë me faktin që i kap apo si kap kriminelët ordinerë. Kritikat që ia adresohen qeverisë është se çfarë bën me krimin e organizuar. Ky nivel atentatesh të përditshme ku vetëm të numërosh makinat e djegura nga atentatet nuk mbarojnë."
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini

