Sherr në gjendje të dehur, plagoset një person në Pogradec

Një person është plagosur pas një konflikti me shishe e karre në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit ku dy personat e konfliktuar kanë qenë në gjendje të dehur.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën ndërsa personi tjetër është shoqëruar në komisariatin e policisë së Pogradecit.

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje ndërkohë që momentalisht i shoqëruari në polici nuk është në gjendje të flasë pasi është ende nen efektin e alkoolit.