Kamarieri bën gjestin fisnik, i dorëzon nënës së Musaenit zarfet me mbi 2 mln lekë bakshishe e ndihma
Atë që Musaeni 19-vjeçar nuk mundi dot të bënte për nënën dhe vëllanë, po e bëjnë kolegët dhe shqiptarët që vdekja e tij i hidhëroi.
Rehyl Toska, kamerieri që para pak ditësh ndërmori një fushatë për mbledhje ndihmash për familjen Zeneli i dorëzoi kontributet të mërkurën, 30 qershor te nëna e Musaenit.
Rehyl Toska: Unë bëra atë që na ka takuar ne me aq kontribut që kemi dhënë. Dua të falenderoj të gjithë kolegët e mia, bizneset që janë afruar dhe gjithë shqiptarët që kanë kërkuar llogarinë e familjet. Ne nuk mund të kthejmë gjë pas, por sa do me ia lehtësuar sado pak familjes atë që po kalon. Falenderoj të gjitha mediat që kanë qenë në krah dhe gjithkënd.
Në numrin e llogarisë së familjes Zeneli vijojnë të kontribuojnë qytetarë nga e gjithë Shqipëria.
Familja humbi djalin e vogël gjatë përplasjes me armë mes dy fiseve për hapësirat publike të plazhit, ndërsa 19-vjeçari ishte në ditën e parë të punës.