Mbetjet në Durrës/ Kërtusha: Nuk kanë më ku t’i çojnë plehrat, Dako ka privatizuar ndërmarrjen e pastrimit
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Ardit Kërtusha, ka komentuar situatën kaotike që është krijuar në Durrës, ku mbetjet kanë ‘pushtuar’ qytetin.
Ai është shprehur se për të dytin vit radhazi është i mbuluar tërësisht nga plehrat, dhe sipas tij muajt e fundit po evidentohet edhe më shumë pasi nuk kanë më ku t’i çojnë këto mbetje urbane.
Sipas tij, Durrësi është në ditët më të zeza dhe është bërë një qytet ku nuk jetohet më.
"Në Durrës është një situatë që po përsëritet. Është një situatë që ndodhi edhe për shkak të pandemisë. Për shkak të pandemisë për shkak të konficiteti që krijoi pandemia tek njerëzit, ky problem nuk ishte kaq evident sa është sot. Durrësi për të vitin dytë radhazi është i mbuluar prej muajsh tërësisht nga plehrat. Tani po evidentohet më shumë sepse tashmë nuk kanë ku t’i çojnë më këto mbetjet urbane. Durrësi është një qytet që tashmë ka hapur sezonin turistik, në ditët e tij më të zeza.
Bashkë me pandeminë, Durrësi është bërë një qytet, në të cilin nuk mund të jetohet e jo më të pretendojmë të pushojmë. Sot kishte një vizitë Zoti Rama dhe deputeti i këtij qyteti dhe këta zotërinj pastruan një segment të këtyre rrugëve dhe i depozituan në ish-ndërmarrjen e udhëtarëve. Në lagjen 15 të Durrësit, në zemrën e qytetit janë depozituar 15 tonë mbetje urbane. Çdo gjë vazhdon akoma vetëm për fasadë, kjo nuk është vetëm çështje landfilli."
Ai shprehet më tej se Vangjush Dako, ka privatizuar ndërmarrjen e pastrimit të mbetjeve urbane, dhe sipas tij e ka shfrytëzuar për 12 vite me radhë.
"Çështja e plehrave është përtej një landfilli. Është në interes të klikës së qytetit të Durrësit, e kësaj klike, e cila me zotin Dako ‘non grata’, e ka kapur këtë qytet. Kjo klikë tashmë ka vendosur ti privatizojë këto ndërmarrje. Këshilli bashkiak, i cili është vetëm për numër, dje vendosi që ndërmarrja e pastrimit të ndahet në ndërmarrjen e gjelbërimit. Këto dy ndërmarrje në të gjithë vendet funksionojnë të njësuara. Kjo ndërmarrje nuk është dhënë deri më tani sepse Zoti.
Dako e ka shfrytëzuar këtë ndërmarrje për 12 vite. E ka shfrytëzuar me naftën, me resurset e burimeve njerëzore, duke punësuar militant dhe e kishte të pamundur të privatizonte atë, sepse klanet e forta të këtij qyteti, klanet kriminale kërkonin patjetër që ta merrnin këtë shërbim. Sot që këto balance kriminale kanë ndryshuar, kanë bërë që zoti Dako, të gjejë hapsirën dhe vakumin që Zoti Dako, ta privatizojë këtë shërbim dh eta marrë nën kontrollin e tij."


