Kalaja: Të ndalen veprimet e qeverisë e bashkisë për Teatrin e Ri deri në vendimin e Kushtetueses
E ftuar në RTV Ora, avokatja Adriana Kalaja u shpreh se janë kërkuar shfuqizimi i VKM-vë dhe akteve që kanë të bëjnë më prishjen e Teatrin Kombëtar.
Ajo tha se pjesë në këtë kërkesë për shfuqizim është edhe VKM-ja më e fundit për financimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Kalaja theksoi se këto vendime të qeverisë dhe bashkisë duhet të ndalen deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese
Kalaja: Ne kemi kërkuar me kërkesat tona shfuqizimin e 3 akteve që po shqyrtohen nga Kushtetuesja. Akti i fundit që u shtua së fundmi ishte edhe prishja e Teatrit Kombëtar me vendim të këshilit bashkiak. Ne kemi kërkuar prishjen e cdo akti të tillë, po ashtu edhe akti ne dalë në 22 qershor për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Pjesë e këtyre akteve janë të njëjtat institucioneve, edhe pse e dinë se cështja ëhstë në Kushtetuese. Ne këmto akte kërkojmë që të mos vazhdojnë më tej derisa të shpallet vendimi i Kushtetueses.
Ne mendojmë se me akte të tilla po shpërfillet Gjykata Kushtetuese dhe po i bëhet jnë presion i hapur duke i thënë se nuk u intereson fare vendimi i saj, por do të vazhdohet me ndërimin e kullave sipas aferave korruptive qysh nga vitit 2018. Aty do të zbatohet projekti i vjetër që ka lidhje me ligjin special. Ai projekt nuk është vetëm për Teatrin. Qëllimi nuk ishte që pas 2 vitesh kur nuk kishte fonde, heqim dorë nga ligji special dhe kalojme te ndërtimi me paratë publike. Ne e kemi argumentuar bindshëm ligjërisht, se nuk ëhstë kaq e thjeshtë sa kërkon bashkia e Tiranës. Nëse ne lejojmë projektin e Bjarke Ingles, ai ëhstë i pandashëm nga kullat.
Kalaj shtoi se akti i datës 22 vërtetoi ehde para Kushtetueses që institucionet që kanë prodhuar këto akte do të vazhdojnë të prodhojnë akte anti-ligjore.
Kalaja: Akti i datës 22 jo vetëm na dha të drejtë ne, por vërtetoi ehde para Kushtetueses që institucionet që kanë prodhuar këto akte do të vazhdojnë të prodhojnë akte anti-ligjore. Këto akte kanë edhe një ndikim shumë negativ në bushtetin e shtetit. Për mua ambasadorët janë të rreshtua rnë krah të pushtetit dhe gjithmonë kur duhet nuk dalin në skenë. unë shoh që ambasadorja amerikane përgëzon institucionet e reja të drejtësisë, por shkon takohet me kryetarët e KLGJ-së, SPAK-ut apo shkon deri në takimet me infermierët, por nuk del të prononcohet për veprimet e kryeministrin dhe kryetarit të bashkisë që janë në shkelje të kushtetutës lidhur me cështjen e Teatrit.

