Tragjedia në aksin Fier-Vlorë/ Luzi: Shpejtësia tejet e lartë, ''Audi” ka hyrë në korsinë e makinës tjetër
Eksperti i sigurisë rrugore Arben Luzi, në lidhje me aksidentin tragjik të ditës së sotme, ku humbën jetën katër anëtarë të një familje.
I ftuar në edicionin e lajmeve të “RTV Ora”, është shprehur se shpejtësia ka qenë tej normave të lejuara, dhe sipas tij mënyra e lëvizjes së mjeteve ka qe në korsinë e tij.
"Aksi Fier- Vlorë është një nga paktat rrugët që ka Shqipëria sot. Është një rrugë e shpejtësisë së lartë dhe shpejtësia gjithmonë vret. Audi ka goditur nga prapa dhe pjesa anësore, nuk e di përse drejtuesi mjetit ka ikur djathtas. Shpejtësia ka qenë tej normave të lejuara. Mënyra e lëvizjes së mjeteve ka qenë në korsinë e tij.
Të gjitha mbetjet siç duken në televizion janë në krahun e djathtë."
Sipas tij për aksidentet që ndodhin në vendin tonë fajtorë janë drejtuesit e mjeteve.
"Shkaqet mund të jen humbje kontrolli, mund të jetë celulari, ndonjë difekt teknik, por edhe shpejtësia tepër e lartë. Të gjitha aksidentet që kanë ndodhur në masën 85% janë fajtorë drejtuesit e mjeteve, pastaj vjen parakalimi i gabuar, por edhe qarkullimi në gjendje të dehur.
Mjeti “Audi” ka ndërhyrë në korsinë ku ishte makina e familjes. Domethënë nuk dihet se kush është shkaku. Por dihet që “Audi” ka hyrë në korsinë e makinës tjetër."

