Ulen në rrugë para Ministrisë së Brendshme, reagimi i të rinjve pas aksidentit tragjik në aksin Fier-Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2021, 20:58
Një grup të rinjsh, kryesisht përdorues të biçikletave, protesuan në mënyrë simbolike mbrëmjen e sotme lidhur me aksidentin tragjik të regjistruar gjatë paradites në aksin Fier-Vlorë ku humbën jetën katër anëtarë të një familje dhe u plagosën tre persona të tjerë.
Ata bllokuan për 3-4 minuta rrugën përpara Ministrisë së Brendshme dhe më pas u larguan.
Protesta ishte thirrur në orët e fundit në rrjetet sociale në shenje reagimi mbi aksidentet rrugore ne vend.
"Të mblidhemi dhe te shtrihemi ne toke “si te vdekur” duke dhënë një mesazh sensibilizues mbi ngjarjet e fundit. Është momenti për te reaguar. Sot ne atë aksident mund te isha unë, ti apo kushdo nga ne!"
