Aksident në Tiranë, makina del nga rruga, plagoset kalimtari, i shtrirë në tokë

Një aksident ka ndodhur në Tiranë pa minuta më parë.

Një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në breg të lumit "Lana".

Një kalimtar është plagosur, i cili mund të shihet edhe nga pamjet ai ka mbetur i shtrirë në tokë.

''Më datë 25.06.2021, rreth orës 19:00, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues shtetasin M. H., ka aksidentuar shtetasin Q. K., rreth 80 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.'' - njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.