Shqiptari bëhet për "spital" nga vëllezërit rom, ai i plagos me armë zjarri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2021, 20:01
Një 26-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur rëndë në Romë pas dhunimit nga dy vëllezër rom 21 dhe 17 vjeç.
Gjithçka filloi pas orës tre të mëngjesit kur disa banorë denoncuan në polici se kishin dëgjuar të shtëna me armë.
Pasi policia shkoi në vendngjarje gjeti dy vëllezërit të plagosur me armë. Të dy u dërguan në spital për mjekim.
Pak metra më tutje, u gjet shqiptari 26-vjeçar, me fytyrën e fryrë, i shtrirë mbi një pellg gjaku.
Sipas mediave italiane ai është në gjendje të rëndë në spital.
Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende por policia dyshon që shqiptari nuk ka qenë i vetëm në momentin e konfliktit me dy vëllezërit rom.
Nga ana e policisë po hetohen të gjitha pistat.

