“Asnjë shërbim për të verbrit”, Qendra e Rehabilitimit në Vaqarr një ngrehinë pa investime
Personat me aftësi të kufizuar kërkojnë që qendra e tyre për rehabilitim të marrë jetë. Prej disa vitesh aty nuk është akorduar asnjë fond, megjithëse i ka të gjitha kapacitetet dhe hapësirat për shërbime. Me shqetësim shohin faktin që Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar që do të ndërtojë një tjetër qendër.
Të harruar nga institucionet shtetërore, personat me aftësi të kufizuar, kërkojnë investime në qendrën e tyre të rehabilitimit.
E ngritur në Vaqarr të Tiranës, ajo është qendra me e madhe në Ballkan për nga sipërfaqja, por askush nuk e di që ekziston për shkak të mungesës së fondeve.
Për Shoqatën e të Verbërve shihet me dyshim fakti që Ministria e Shëndetësisë nuk jep fonde për këtë godinë, por kërkon të ndërtojë një të re.
"Nuk është nevoja të ngrihen qendra të ndryshme ndërkohë që kemi një qendër tashmë të ngritur me të gjitha kapacitetet."
Në këtë qendër janë 23 klasa, 120 shtretër dhe një mensë për të pritur rreth 200 persona.
Ka kapacitet për të organizuar aktivitete sportive e kulturore, por ato janë të paktë.
Vetëm në Tiranë janë rreth 1000 persona me aftësi të kufizuar që duan të angazhohen.
"Janë të interesuar gjithmonë për të ardhur në këtë qendër sepse këtu ata mund të integrohen në jetën normale, mund të trajnohen për të qenë të aftë për tu punësuar nesër në institucione private ose shtetërore."
Koperacioni italian është një nga mbështetësit kryesorë të kësaj qendre.
"Qëllimi i këtij takimi është që të prezantojmë këtë qendër, ta bëjmë të njohur sepse është një qendër e pajisur mirë dhe ka hapësira dhe mundësi për të orfuar shërbime për të gjithë personat që kanë nevojë."
Andi Cani ka mbaruar shkollën për gazetari, por thotë se askush nuk i ka hapur derën.
"Fatkeqësisht jo, gjithmonë më janë mbyllur dyert, thjesht kanë kërkuar dokumenta, CV por kanë mbetur në letra."
Pasion ka gazetarinë sportive.

