Kundërshtoi kontrollin në banesë, policia i zbulon parcelën me kanabis 42-vjeçarit në Malësi të Madhe
Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Fran Deda, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij në zonën e Gradecit në Malësi të Madhe është konstatuar një parcelë e cila ishte mbjellur me hashash.
Fillimisht 42-vjeçari ka kundërshtuar forcat e rendit që të ushtrojnë kontroll mbi banesën e tij. Kjo rezictencë ka bërë qe policia të dyshojë tek 42-vjeçari.
Në foto shikoni parcelën me drogë e cila prej prej më shumë së 2 javësh ishte mbjellënga Fran Deda.
Ai tashmë ndodhet në paraburgim ku pritet që të dalë para gjykatës dhe të nihet me masën e arrestit.
Po ashtu blutë e Shkodrës prej kohësh kanë dalë në terren, kryesisht në zonat malore, për të bërë të mundur lokalizimin dhe sekuestrimin e lendëve narkotike.
Kujtojmë se operacionet anti-kanabis vijojnë në të gjithë vendin.

