Covid në 24 orë, 7 raste të reja pozitive, në trajtim spitalor të specializuar vetëm 2 pacientë
Asnjë humbje jetë dhe vetëm 7 raste të reja me Covid janë regjistruar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se janë kryer 2706 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 19, 3 qytetarë në Tiranë, 3 në Shkodër dhe 1 në Kavajë.
Aktualisht janë 76 pacientë aktivë me Covid-19 në vend.
Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,975 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (25 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2706
Testime totale 789,025
Raste pozitive 132,506
Raste të shëruara 129,975
Raste Aktive 76
Humbje jete 2,455
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 27
Shkodër 20
Durrës 7
Lezhë 7
Berat 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Fier 1
Vlorë 1
