Aksident në Thumanë, përplasen dy makina, plagoset një nga shoferët

Aksident edhe në aksin Fushë Krujë-Thumanë, ku dy makina u përplasën u përplasën pranë vendit të quajtur Borizanë pasditen e sotme, 25 qershor.

Goditja mes mjeteve ka qenë e fortë duke u bërë shkak për plagosjen e njërit prej drejtuesve, ndërsa pati dhe dëmeve materiale në mjete.

Shoferi i plagosur u dërgua në Spitalin e Krujës, ku burimet thonë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertët e Policisë Rrugore ndërkohë nisën një hetim për të sqaruar shkaqet e aksidentit.