Minimatura mbyll provimet e lirimit, nisin "ethet" e rezultateve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2021, 17:34
Me provimin e Gjuhës së Huaj rreth 32 mijë nxënës të klasave të nënta e përmbyllën kështu ciklin e studimeve të arsimit 9-vjeçar.
Ata arritën ta përfundonin provimin rreth gjysmë orë përpara orarit zyrtar të vënë në dispozicion për këtë testim.
Nxënësit dolën të kënaqur pasi sipas tyre pyetjet nuk ishin të vështira.
Drejtorja e shkollës "Ali Demi" në Tiranë tha se provimi finanlizon edhe punën e mësuesve për 9 vite me radhë me këta nxënës.
Nxënësit e klasave të nënta u janë nënshtruar tre provimeve të lirimit dhe tanimë janë në pritje të rezultateve të tyre.

