Shtyrja e negociatave/ Beshku: Procesi mund të ecë nëse do të ketë vullnet nga vendet anëtare
E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Klodiana Beshku, ka komentuar shtyrjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, dhe shkak për këtë është bërë Bullgaria.
Ajo është shprehur se është se disa shtete si në rastin e Bullgarisë e përdorin Bashkimin Evropian për avantazhe të politikës së brendshme.
Më tej Beshku shprehet se ky ngërç i negociatave mund të zgjidhet nëse do të ketë vullnet nga vendet anëtare.
“Negociatat janë çelur si me Shqipërinë ashtu dhe me Maqedoninë e Veriut, por vazhdimi i këtij procesi i lihet adoptimit ose miratimit të kornizës negociuese nga këshilli evropian. Një kornizë negociuese, e cila do të miratohet së shpejti dhe bëhet fjalë për konferencën e parë ndërqeveritare, e cila starton zyrtarisht çeljen e negociatave mes BE dhe këtyre dy vendeve.
Kemi një hezitim apo mosmarrje të vendimit për këtë konferencë Ndërqeveritare. Është Bullgaria që pengon fillimin e kësaj konference ndërqeveritare, për arsye të ndryshme.
Është bërë e udhës që disa shtete ta përdorin BE për disa avantazhe përsa i përket politikës së brendshme ose për të arritur sportin nga ana e qytetarëve. Ky lloj ngërçi mund të kalohet nëse ekziston vullneti i palëve. Mund të tejkalohet nëpërmjet negociatave të brendshme.
Bullgaria nuk ka një çështje as të rëndësishme sa e ka Greqia, po mundohet të marrë kreditë për të arritur qëllimet të brendshme apo diçka tjetër. Nuk duhet të bëhemi pesimist për këtë pasi BE është unioni i surprizave."
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini.

