“Pusho në Lezhë!”, hapet zyrtarisht sezoni turistik pas pandemisë

“Pusho në Lezhë” është slogani që do të shoqëroje qytetin, përgjatë sezonit veror post pandemisë.

Në një aktivitet ceremonial, Bashkia prezantoi gjithçka qe u ofron pushuesve.

"Askush më mirë se Lezha nuk ka kombinuar 4 zona të ndryshme nga njëra-tjetra, ku shumë pushues, emigrantë nga gjithë vendet e botës e gjejnë këtë vend si një nga vendet më të bukura të Shqipërisë," tha kryetari i bashkisë.

Reliev piktoresk, histori, ushqime tradicionale përbëjnë kartolinën verore te Lezhës. Ministri i turizmit Blendi Klosi, tha se kjo zone pret mysafire ne 12 muajt e vitit.

"Shëngjini i ka të gjitha mundësitë që të ketë një sezon 12 mujor. Lezha padyshim ofron turizëm në 12 muaj," tha Klosi.

Panairi “toke e det” me prodhime e gatimet lokale si dhe një koncert festiv ishte dhurata për vizitorët e mbrëmjes në Shëngjin.

“Pusho në Lezhë!”, hapet zyrtarisht sezoni turistik pas