Lezhë / Peshq të ngordhur dalin në sipërfaqen e ujit

Peshq të ngordhur kanë dalë në sipërfaqen e ujit, në kolektorin e fshatit Balldre në Lezhë i cili lidhet me Drinin.

Pasditen e së enjtes, ujërat e lumit sollën në këtë zonë mbetje të rrezikshme. Era e rëndë u përhap në të gjithë fshatin.

Ky fenomen është përsëritur disa here gjatë muajve të fundit.

Banorë e peshkatarë, shprehin dyshime për autoret e këtij krimi mjedisor e kërkojnë ndërhyrje te menjëhershme te autoriteteve.

"Siç mund ta shihni dhe vetë uji këtu ka një ngjyrë komplet blu të errët, që domethënë është ngjarë pesticidesh. Nga kjo ka ngordhur gjithë peshku, ka mbaruar komplet ekosistemi i vendit. Të shohim gjithë këtë masakër që i ndodh florës dhe faunës në vendin tonë është diçka shumë makabër."

"Ka ndodhur dhe herë të tjera."

"A është derdhje e mbeturinave, a derdhje kimikateve, se pse ndodh nuk e di. Është bërë ankesë 2-3 herë të tjera, asgjë."

Pavarësisht situatës së krijuar deri tani nuk është marrë asnjë mase për situatën.

Drejtori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Lezhë i tha Ora News se është ngritur një grup pune, për verifikimin dhe zbulimin e shkaktareve të ndotjes.