Tifoze e zjarrtë me Italinë/ Gazetarja: Anglia më e favorite përballë Gjermanisë, ja arsyet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2021, 17:23
E ftuar në emisionin “Sport Magazinë”, gazetarja Enkeleida Zeko, ka komentuar ndeshjen e Gjermanisë me Anglinë, duke thënë se kjo e fundit është më e favorizuar.
"Unë jam tifoze e Italisë prej shumë kohës. Disa skuadra janë të favoruzuara për shkak të stadiumeve ku luajnë apo tifozëri. Fakti që në ndeshjen e radhës Gjermani- Angli nuk do të jenë tifozët gjermanë më duket e habitshme.
Në gjysmë finale dhe në finale do të jenë me 64 mijë tifozë, kush do të jetë vetëm anglezë? Anglia është më e favorshme, qeveritë duhet të shikojnë masat e pandemisë, në mënyrë që të ketë një disbalancë edhe mes tifozëve. Mosmarrja pjesë e tifozeve do të ndikojë te Gjermania, por megjithatë Gjermania ka shpirtin luftarak deri në minutat e fundit."
