"Shqipëria në krye të 'listës së zezë' për pastrimin e parave", të hetohen pasuritë e zyrtarëve

Task Forca e Veprimit Financiar e rendit Shqipërinë në krye të listës së zezë për pastrimin e parave.
Ekspertët u shprehën se kjo ndodh për shkak të mangësive të institucioneve në zbulimin dhe ndalimin e rasteve.

"Kapacitetet dhe aftësitë e institucioneve shtetërore kanë nevoje për më shumë mbështetje, kanë nevojë edhe për këndvështrime analitike dhe burime alternative të ekspertizës dhe të njohurive."

Përfaqësues nga shoqëria civile mendojnë se një pikënisje e mirë do të ishte hetimi i pasurive të zyrtarëve të lartë.

"Fillon që nga pasuritë e zyrtarëve të lartë, dhe pasuritë e zyrtarëve të lartë, përfshirë këtu gjyqtarët dhe prokurorët, përfshirë anëtarët e pushtetit qendror dhe lokal kanë qenë në vëmendjen e shoqërisë civile dhe medies, jo tani, por shumë vite më parë."

Prerja e re 10 mijë lekëshe që do dalë në qarkullim në 30 qershor, konsiderohet si një lëvizje surprizuese në këtë periudhë.

"Sa më e madhe të jetë prerja e parasë, është më e vështirë dhe të transportohet. Prandaj duket edhe si lëvizje surprizuese lidhur me këtë prerje të re. Megjithatë ne do ta monitorojmë këtë zhvillim përsa i përket një prerje të një forme të tillë." 

Në raportin më të fundit të MONEYVAL theksohet se Shqipëria nuk ka bërë ndonjë përmirësim të dukshëm kundër pastrimit të parave, i cili fokusohet kryesisht në sektorin e ndërtimit.