Kim takon shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar: SPAK do të japë edhe më shumë rezultate

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK.

Gjatë takimit, Kim thotë se i shprehu Dumanit vlerësimin për hetimet e shumta penale që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë.

Diplomatja amerikane shpreh bindjen se SPAK do të japë  edhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.