U kap duke u puthur me ndihmësen e tij, kryeministri Johnson pranon faljen e ministrit
Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock ka pranuar që ka shkelur udhëzimet e distancës sociale pas publikimit të fotografive të tij duke puthur një ndihmëse.
Ai tha se i kishte zhgënjyer njerëzit pasi u shfaqën fotot e tij me Gina Coladangelo, ngjarje për të cilën tha se ishte diçka shumë e keqe.
Laburistët e nxitën kryeministrin të shkarkojë Hancock, duke e quajtur pozicionin e tij të paqëndrueshëm.
Por Downing Street tha se Boris Johnson pranoi faljen e Hancock dhe e konsideron çështjen të mbyllur.
I pyetur nëse kryeministri kishte besim të plotë te Hancock, zëdhënësi i Kryeministrit u përgjigj: "Po".
The Sun raportoi se fotografitë e Hancock dhe Coladangelo, të dy të martuar me fëmijë, ishin marrë brenda Departamentit të Shëndetësisë në 6 maj.
Distancimi social në punë nuk është një kërkesë ligjore, por rekomandohet nga qeveria që njerëzit të qëndrojmë 2 metra larg kur është e mundur.
Më 6 maj, në Angli, lejohej mbledhja në ambiente të mbyllura për qëllime pune, por vetëm nëse ishte e nevojshme.
Kryetarja e Partisë së Punës, Annaliese Dodds tha nëse Matt Hancock ka qenë fshehurazi në një marrëdhënie me një këshilltar në zyrën e tij, të cilën ai personalisht e emëroi në një rol të financuar nga taksapaguesi, është një abuzim i qartë i pushtetit dhe një konflikt interesi.
