Tentativë për kultivim kanabisi në Vlorë dhe Malësinë e Madhe, 3 të arrestuar

Shërbimet e policisë Vlorë kanë goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Si pasojë, në pranga kanë rënë dy shtetas Xh. I., 75 vjeç dhe L. I., 28 vjeç (babë e bir), banues në Sarandë.

Sipas njoftimit të bluve këta shtetas dyshohen se kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar, në pronë publike, në fshatin Leshnicë.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Edhe shërbimet e policisë në Malësinë e Madhe kanë goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike duke vënë në pranga autorin e dyshuar,  i cili gjatë kontrollit kundërshtoi punonjësit e Policisë. 

Sipas njoftimit të bluve, u arrestua shtetasi Fran Deda 42 vjeç banues në Gradec, Malësi e Madhe.

Ky shtetas, në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar për kontroll i ka kundërshtuar ata për të mos i lejuar të ushtronin kontroll në pronën e tij. Në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.