“Gati për Shqipërinë”, Rama falenderon të rinjtë aplikantë
Kryeministri Edi Rama u shpreh i surprizuar nga interesimi i lartë i të rinjve në diasporë që duan të japin kontributin e tyre për Shqipërinë, duke e konsideruar fluksin e aplikimeve si një formë besueshmërie e respekti për të.
“Jam këtu në shenjë respekti për të gjithë ju që duke shprehur këtë interesim më shprehni dhe mua besim dhe jam shumë falenderues për këtë”
Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë Rama u premtoi se do të dëgjojë çdo aplikant dhe nuk do të zhgënjejë asnjë prej tyre.
“Ne po vazhdojmë këto sesione për të kontaktuar të gjithë ata që kanë shprehur interes. Pa diskutim nuk mbaron takimi pa i dëgjuar të gjithë”
Ky ishte sesioni i 7-të i zhvilluar online nga kryeministri Edi Rama për nismën “Gati për Shqipërinë” që sipas tij ka si synim stimulimin e të rinjve në diasporë për të investuar në atdhe.