Trafik kokaine Gjermani - Zvicër/ Burg zjarrfikësit të bashkisë Tiranë

Është lënë në burg zjarrfikësi i bashkisë së Tiranës I akuzuar si drejtuesi dhe rekrutuesi i personave që transportonin kokainë në Gjermani dhe Zvicër.

Ndriçim Harka u arrestua 3 ditë më parë me urdhër të prokurorisë së Tiranës.

Grupi ishte aktiv që në vitin 2015 dhe është goditur pas përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren të aktivitetit kriminal.

Rrjeti është goditur së fundi me arrrestimin e tetë personave dhe shpalljen në kërkim të tre të tjerëve. Krerët e e grupit janë 2 shqiptarë, njëri prej tyre punonjësi i Bashkisë së Tiranës, zjarrëfikësi Ndriçim Harka. Deri më tani jane kapur 3 kg kokainë, ndërsa për një transport organizatorët e aktivitetit kriminal ofronin pagesa deri në 3500 euro.