Transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës për 200 euro personi, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2021, 09:44
Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Në prangat e policisë ka rënë Altin Voga banues në Fushë-Krujë.
Sipas njoftimit të bluve, 23-vjeçari u kap në vendin e quajtur "Ura e Glinës", duke transportuar me automjetin tip "Chevrolet", 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
