Kakavijë/ 12 orë në kufi, pala greke kontrolle të rrepta ndalon kalimin e autobusëve shqiptarë
Qindra qytetarë shqiptarë kane pritur me orë gjatë së enjtes, (24 qershor) në Kakavijë për të kaluar kufrin drejt Greqisë.
Edhe pse qeveria fqinje i ka lehtësuar masat, autobusët shqiptarë nuk janë lejuar që të kalojnë për në Greqi.
Udhëtaret kapercejnë piken doganore në këmbë, dhe përtej kufirit marrin autobus të linjës greke.
Rradha e automjeteve shkonte në disa kilometra.
Shkak për pritjet e gjata në temperatura që shkojnë mbi 40 gradë, janë bërë edhe kontrollet e rrepta nga doganierët grekë dhe puna në vetëm dy sportele.
Qytetarët janë shprehur të revoltuar me këtë situatë ndërsa apelojë që institucionet të ndërhyjnë.
"Çfarë të të them, kam 30 vjet që vuaj. E njëjta gjë."
"Në orën 09:30 kam ardhur, nuk e dimë çfarë bëhet andej."
Përgjatë 24 orëve të kaluara drejt Greqisë kanë kaluar 1920 emigrantë.

