Dosja ne Apelin e Posaçëm për ish-prokurorin Adriatik Llalla, caktohet trupi gjykues

Është caktuar trupi gjykues për ish-prokurorin Adriatik Llalla.

Çështja është shortuar në datën 21 qershor 2021, dhe trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët Nertina Kosova, kryesuese/relatore, Saida Dollani dhe Dhimitër Lara, anëtarë.

Aktualisht çështja është në momentin procedural të caktimit të datës dhe orës së gjykimit nga gjyqtarja relatore.