Tentoi të kultivonte bimë narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Mamurras, sekuestrohet një armë dhe municion luftarak

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike.

Sipas njoftimit të bluve, në vendin e quajtur "Marvalak", Mamurras, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike shtetasi Xh. K., 35 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në territorin përreth, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.    

Materialet i kaluan Prokurorisë Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Armëmbajtja pa leje”.