Përplasen makinat në Durrës, dy shoferet dërgohen në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2021, 11:15
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Shkozet-Plepa. Dy makina që drejtoheshin nga dy vajza janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes të dyja ato kanë pësuar dëmtime dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:45, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, ku shtetasja S. S., duke drejtuar mjetin tip "Audi" është përplasur me mjetin tip "Volkswagen" me drejtuese shtetasen B. Sh, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
