Lojëra fati të paligjshme në Berat, Përmet e Gjirokastër, procedohen 4 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2021, 11:02
Policia e Beratit ka proceduar penalisht dy persona A. K, 37 vjeç dhe S. H, 40, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".
Gjithashtu në Gjirokastër e Përmet janë proceduar penalisht dy shtetas tjerë, për lojëra fati të paligjshme.
Është proceduar penalisht E.M 33 vjeç banues në Libohovë, pasi u konstatua se në ambientet e lokalit të tij ushtronte aktivitetin e palejuar të basteve sportive nëpërmjet tabletit, si dhe ishte i papajisur me kasë fiskale.
Në Përmet është proceduar një 43 vjeçar D.I pasi në lokalin e tij u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një server dhe aksesor plotësues, me anë të cilëve dyshohet se kryente aktivitetin e palejuar të lojërave të fatit.
Tronditëse/ Shembet pallati 12-katësh, frikë për viktima
24 Qershor, 10:45

