Prokurorit të Sarandës i gjetën mbi 10 mijë euro në banesë
Prokurori i Sarandës Sali Hasa ndodhet në burg pasi ndaj tij gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg” për akuzën e korrupsionit pasiv.
Sot zbulohet se shuma e parave qe iu gjet në banesë prokurorit të Sarandës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se prokurorit iu gjetën në banesë 11 milionë lekë të vjetra dhe 2 mijë euro të cilat janë sekuestruar nga prokuroria, (Nje perllogaritje gati 10 mije euro).
Prokurori u arrestua më 19 qershor 2021 me urdhër të prokurorisë së Posaçme SPAK, e cila kishte disa muaj që kryente hetime.
Prokurori i Sarandës Sali Hasa së bashku me oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Napolon Hodaj, akuzohet se ka pushuar çështjen ndaj një të arrestuari për plagosje, ndërkohë që i njëjti hetim ka dërguar në pranga edhe një arbitër sportiv dhe zyrtarin e klubit të futbollit të Përmetit të akuzuar për trukime ndeshjesh.