Debatet mes fqinjëve, dy të plagosur në Tropojë dhe Vlorë

Një konflikt mes dy burrave përfundoi në plagosje në Tropojë.

Izet Ahmati 46 vjeç sulmoi me armë zjarri 39-vjeçarin Bardhyl Kolobiba.

Ngjarja u shënua rreth orës 07:00 të mëngjesit të së enjtes në fshatin Luzhë.

I plagosur me armë zjarri kallashnikov, mori ndihmën mjekësore në Spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, Izet Ahmati u largua nga vendngjarja, por disa orë më pas u gjet nga policia i fshehur në një shtëpi të braktisur në periferi të fshatit.

Sherri mes tyre dyshohet se nisi për motive të dobëta.

Burimet thanë se Bardhyl Kolobiba kanosi me thikë 46-vjeçarin Ahmati i cili më pas e sulmoi me armën e zjarrit që mbante pa leje.

Policia gjeti dhe sekuestroi edhe  armen e krimit, kallashnikov me një krehër me municion luftarak. 

Një konflikt mes dy fqinjëve përfundoi me plagosje edhe në Vlorë.

Ferdinand Petriti, 57 vjeç goditi me thikë fqinjin e tij Pilo Sevi.

Ngjarja u shënua rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia” të qytetit bregdetar.

Burimet thanë se autori akuzonte fqinjin se i kishte ngacmuar bashkëshorten.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Autori Ferdinand Petriti, u shoqërua nga Policinë e Vlorës ku do të merret në pyetje për sqarimin e rrethanave dhe arsyet e konfliktit me fqinjin që plagosi.