Korça në telajot e nxënësve, 23 punime me teknika të ndryshme që tregojnë “qytetin”

Një ekspozitë kushtuar Korçës, por e parë nga sytë e të rinjve. 23 vepra me teknika të ndryshme tregojnë qytetin, por u flasin banorëve. Autorët janë nxënësit e një shkolle të qytetit, të cilët artin e kanë shprehur edhe në kabinetet e shkencës.

Janë pamje e ngjyra që tregojnë Korçën.

Me teknika të ndryshme janë hedhur në telajo nga nxënës të shkollës së mesme mesme “Raqi Qirinxhi”.

23 punime që i kushtohen qytetit por i flasin qytetarëve e kryesisht të rinjve.

"Piktura është një talent, dhuratë. Të rinjtë asnjëherë nuk duhet ta lënë pas dore".

Dashurinë për artin dhe talentin në pikturë këta nxënës e kanë shprehur edhe në muret e klasave ku kanë mësuar.

Nën drejtimin e mësuesit të artit, kanë krijuar murale që e bëjnë shkollën unike në vend.

"Është shkolla e vetme në gjithë Shqipërinë por edhe më gjerë që ka të gjitha klasat e mbuluara me piktura".

Ekspozita “Qyteti”  u çel në Bibliotekën e Korçës dhe është finalizimi i një pune gati njëvjecare e këtyre gjimnazistëve, që siç thonë, ka kërkuar jo pak përkushtim e mundim për të shprehur në tablo atë që qyteti shfaq çdo ditë.