Përgjimi në kohën e komunizmit, piktura me vrimën e çelësit punimi më i mirë i programit "Mbresa"


90 nxënës nga 9 gjimnaze të kryeqytetit ishin pjesëmarrës në edicionin e katërt të programit edukativ dhe artistik “Mbresa”. Të mërkurën, në ambientet e Muzeut Kombëtar Shtëpia e Gjetheve u ndanë çmimet në gjinitë artistike: arte pamore, krijim letrar, muzikë dhe risi teknologjike.

Kjo pikturë e vrimës së çelësit (shiko foton), si simbol i përgjimit dhe cënimit të privatësisë në komunizëm, u vlerësua si një ndër punimet më të mira të programit edukativ “Mbresa”.

Fituesja, Meriem Qazimi, tregon përjetimin e pasqyruar në telajo.

Në edicionin e katërt të programit “Mbresa” nismë e Ministrisë së Kulturës dhe Muzeut Kombëtar Shtëpia me Gjethe morën pjesë 90 nxënës, të cilët përmes mediumeve të ndryshme shprehën emocionet pas vizitës në muzeun e përgjimit.

Drejtorja, Etleva Demollari, shpjegon se ky konkurs synon të nxisë kreativitetin e të rinjve si dhe t`i njoh ata me të shkuarën.

Pedagogët, Vladimir Myrtezai dhe Ernestina Halili, pjesë e jurisë, inkurajuan nxënësit të ndjekin ëndrrat e tyre.

Punimet më të mira të nxënësve ashtu si çdo vit do të përmblidhen në një katalog.