Maliq, u gjet e varur, familjarët e viktimës akuzojnë bashkëshortin, vajza: Nuk e ka vrarë ai
Lidhur me vetëvarjen e Fiqirije Mançes, 61 vjeç në Kolanec të bashkisë Maliq, familjarët e viktimës akuzojnë bashkëshortin e saj si autor për ngjarjen.
Sipas tyre, bashkëshorti i së ndjerës, Faton Mançe 63 vjeç e ka fshehur ngjarjen, pasi mund ta këtë vrarë 61 vjeçaren.
Lidhur me këtë ngjarje Faton Mançe është proceduar penalisht, pasi sipas policisë nuk ka njoftuar autoritetet se gruaja e tij ishte vetëvarur.
Ndërkohë, vajza e çiftit e mohon një version të tillë duke thënë se kjo nuk është e vërtetë pasi ai i ka shërbyer mamit për 37 vite me radhë.
Po ashtu, vajza shton se babai i saj nuk ka qenë asnjë i dhunshëm, nuk i ka rritur me dhunë fëmijët dhe bashkëshorten, duke mos u prekur fijen e flokut.
Vajza: Kam qenë te prindërit e bashkëshortit. Më ka telefonuar babi dhe më ka thënë që t'ia kaloja telefonin vjehrrit dhe vjehrrës, sepse mami është e sëmurë dhe ta çojmë pak tek doktori. Nuk më ka treguar të vërtetën në fillim se unë jam tip që i përjetoj shumë gjërat dhe vetëm motrës së madhe i kishte treguar tamam ashtu siç kishte ndodhur, që mami im ishte vetëvrarë. Gjatë gjithë rrugës isha vetëm me dyshimin që mami ishte e sëmurë dhe isha me atë idenë që mami ishte gjallë. Sapo vij këtu shikoj njerëzit të veshur me të zeza dhe kam filluar vetëm kam qarë. Babi u kishte thënë të gjithëve që mami ishte vetëvrarë edhe njerëzve nga mami, por unë nuk dija asgjë pasi i përjetoj shumë gjërat.
Djali i tezes më ka treguar se ajo ka kryer këtë krim ndaj vetes. Babi më tregoi të gjitha se si kishte ndodhur. Më pas pashë trupin e mamit që kishte një të nxirë te pjesa e litarit, të vetmen shenje te trupi i mamit. Të vetmen shenjë këtë kam parë te mami. Pastaj erdha tek vendi që mami ishte vetëvarur dhe i pashë gjithçka, shapkat e mamit, karrigen që kishte vendosur atje për të kryer vetëvarjen, të gjitha i pashë me radhë. Mami sa po vinte dhe po përmirësohej. Mami nuk ishte e paralizuar, të gjitha punët, lulet, kopshtin gjithçka që ndodhe para shtëpisë ajo i kishte punuar me dorën e saj. Mami nuk ishte e paralizuar. Mami kishte 9 muaj që vuante nga bllokimi i arterieve dhe 20 vite nga reumatizma. Së fundmi mami kreu edhe operacion.
Muajin e parë e pati të vështirë nuk lëvizte fare në mënyrë që edhe plaga mos i lëndohej. Kishte shumë dhimbje dhe kriza dhe deshte të ishte në lëvizje që të mund të humbiste mendjen që ta kalonte dhimbjen më lehtë. Unë asnjë nuk kam dyshuar. Pala tjetër, familja e nënës, akuzojnë dhe dyshojnë se babi e ka vrarë, por ai i ka shërbyer mamit për 37 vite me radhë. Babai nuk ka qenë asnjë i dhunshëm, nuk na rriti me dhunë dhe mamit, dhe ne asnjë nuk na ka prekur fijen e flokut. Ai nuk ishte ne gjendje ta kryente atë akt. Kushdo që të hedhë baltë mbi babin tonë do përgjigjet. Ata që kanë hedhur akuza do përballen. Unë përderisa jam shumë e sigurt qe kjo ka qenë një vetëvarje nga ana e mamit nuk kam pse e nxjerr mamin nga varri. Por që të dalë e vërteta po. Do më vinte shumë keq që përveç vuajtjeve që kishte krizat nga dhimbja, por tani as atje ku është të mos e lënë rehat? Të bëhet copa-copa? Kjo do më vinte shumë keq. Nuk e kemi lajmëruar policinë, unë personalisht nuk isha në gjendje. Edhe personat që kanë akuzuar kanë qenë atë ditë dhe babi ua ka thënë të vërtetën që atë ditë.

