Pas pandemisë rikthehet humori në Lezhë

Pas një ndërprerje të gjatë për shkak të pandemisë, në lezhë po  rikthehet jeta kulturore aq shumë e munguar! Shfaqja e teatrit Shëtitës Çajupi e mbushi si kurrë më parë sallën e Pallatit të Kulturës!

Dritat e skenës u ndezën sërish dhe pallati i kulturës në Lezhë ishte mbushur si kurrë më parë!

Pas gati një viti pandemi, kishin mundësinë të shijonin një shfaqje artistike!

Teatri lëvizës “Çajupi” u ofroi komendinë "Boing-boing", me autor Mark Kamoleti dhe regji të Kiço Londos.

Për artadashësit lezhianë ishte një ushqim shpirtëror që u kishte munguar!

"Një komedi pas pandemisë ishte si qershia mbi tortë."

E surprizuar nga pritja mbeti edhe trupa teatrale!

"Jam shumë i emocionuar nga pritja e banorëve të Lezhës."

"Jam shumë krenare dhe kam dalë super e nderuar."

Salla plot, ishte tregues se arti u kishte munguar lezhianëve, ndaj zyrtarët lokalë thanë se aktivitetet kulturore tashmë me lehtësimin e masave anti kovid do të jenë të vazhdueshme!