Karnavalet çelin sezonin në Korçë, festa dhe turistët rikthyen gjallërinë në qytetin e Serenatave
Korça celi zyrtarisht sezonin turistik të verës me festën tradicionale të Serenatave. Qindra persona me maska dhe pushues shqiptarë e të huaj rikthyen gjallërinë në rrugët e qytetit të Serenatave.
Korça mbetet destinacion i fundjavës dhe festa tradicionale i kishte shtuar turistët në qytetin e Serenatave.
"Jemi nga Polonia dhe Ukraina dhe jemi sot në Korçë për festën e Karnavaleve."
"Gjithçka duket kaq e bukur, ët gjithë janë kaq të buzëqeshur. Njerëzit janë shumë të bukur."
"Unë jam nga Gjermania. Jam këtu në Shqipëri dhe më pëlqen shumë Korça. Nuk i prisja këto Karnavale, Karnavale të mëdha dhe shumë të vjetra në përmbajtjen e tyre. Është e mrekullueshme mënyra se si festohen."
Mes tyre ishte edhe Mark Stocher, një amerikan që prej vitesh jeton në Kolonjë.
"Karnivale me histori të gjatë që ka të bëjë me faljen. Njerëzit falin njëri-tjetrin që është e vështirë, pro pas faljes festojnë," tha Stocher.
Mbi 400 persona të ndarë në grupe dhe të veshura me kostume nga më të ndryshme i kthyen gjallërinë rrugëve të qytetit të Serenatave.
Dhuruan spektakël por dhe goditën fenomene.
"Prindit i themi prind, nënës nënë dhe babait baba."
"Ne sot simbolizojmë bletët punëtore, që janë simboli i Pranverës."
Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve 1940, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme.
Kjo festë u ndërpre rreth viteve 60 për të rinisur pas viteve ‘90.
