“Tregtar Flamujsh”, vepra e Ernest Koliqit përmbyll Festivalin teatror
Dramatizimi i veprës “Tregtar Flamujsh” përmbylli festivalin teatror bazuar mbi veprat e Ernest Koliqit.
Megjithëse ngjarje të shkruara rreth 90 vite më parë të cilat lidhen me përditshmërinë e një ambienti real me situata reale, të cilat frymonin në Shkodër dhe malësinë e saj, ato ngjajnë aktuale edhe për kohët që po jetojmë.
Megjithëse shfaqja e gjashtë dhe e fundit, teatri "Migjeni" ka vendosur të mos e mbyllë këtu këtë rrugëtim të Koliqianës.
Osmani i kërkon dorëheqjen kryetares së KQZ-së, Valdete Daka refuzon
14 Qershor, 14:50
Shfaqjet do të sillen brenda oborreve të shtëpive të vjetra shkodrane, për të cilat shkroi jo pak plot mall Koliqi.
Një verë e mbushur me aktivitete, është forma e përzgjedhur nga teatri i Shkodrës për të shuar mallin e publikut që qëndroi gjatë në pritje për këto aktivitete të ndaluara prej pandemisë.

