Busti i shkrimtarit Pashko Vasa prej dy dekadash pa pllakatë, shteti harroi, ja vendosi familja
Ky bust i Pashko Vasës, shkrimtarit e veprimtarit të rilindjes kombëtare kishte 2 dekada pa një pllakatë që ta identifikonte se kujt i përkiste. Pritjen e gjate dhe heshtjen institucionale e theu Rajmonda Vasa, nuse në këtë familje, e cila e vendosi vetë pllakatën mbi bustin që gjendet pranë shkollës 9 vjeçare "Ndoc Mazi".
"Për pllakën nuk i kam thënë asnjë njeriu. Kam ardhur e kam parë, po prisja institucionet të bënin përpjekje, e mora iniciativën e bëra vetë," thotë nusja.
Ajo e quan turp të bashkisë dhe drejtorisë rajonale të monumenteve të kulturës Shkodër këtë sjellje ndaj kësaj figure shumëdimensionale të historisë shqiptare.
"Lënë në mjerin dhe në harresë nga institucionet e bashkisë dhe drejtorisë së monumenteve të kulturës Shkodër, për turpin dhe faqen e zezë të tyre," thotë Rajmonda Vasa.
Ajo është rinovuar e restauruar tërësisht në vitin 1977 si dhe në vitin 2013, nga shteti shqiptar, por ndërhyrja e fundit ishte mjaft e dobët.
Nëse nuk do të vihet dorë rrezikojmë që edhe këtë monument kulture të kategorisë së parë të mos e kemi më.
