Rama “shpëton” kandidaten e Vlorës pas marrjes së mandatit në Durrës, kush është deputetja që futet në Kuvend

Teuta Ramaj, e renditur e nënta në listën e kandidatëve të PS për Vlorën në zgjedhjet e 25 prillit, do të marrë mandatin e deputetit pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mbajtur mandatin në Durrës.

Ramaj arriti të sigurojë 1738 vota në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Duke qëndruar si deputet në Durrës, Rama lë jashtë Ana Dhamon, e renditur e nënta në listë.

Ajo që mbetet jashtë është e nënta në listën e kandidatëve socialist në Durrës, Ana Dhamo.

Në të dyja qarqet PS arriti të sigurojë objektivin, ndërsa kryeministri Edi Rama pas këtij rezultati doli fitues në të dyja qytetet.