Shkatërrimi i qendrës kulturore në Vaun e Dejës, mungesa e ndërhyrjeve amortizoi godinën

Ndërsa po ndërtohej hidrocentrali i Vaut të Dejës rreth 60 vite më parë, pak metra larg tij u ngrit edhe qendra kulturore si dhuratë për komunitetin e zonës.

E tillë shërbeu përgjatë viteve të diktaturës, si një vatër e kulturës, për tu trashëguar deri në ditët tona.

15 vite më parë, në 2006-en ju bënë disa ndërhyrje dhe më pas u la në harresë për të ardhur deri më sot në këtë gjendje shkatërrimi thuajse të plotë.

Shkatërrimi i qendrës kulturore në Vaun e Dejës, mungesa e

"Kjo ka funksionuar gjatë gjithë jetës, sallë shfaqjesh, takimesh. Më parë ka qenë edhe filmi, kurse kohët e fundit më shumë shfaqej, takime, ka funksionuar shumë mirë, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm vitet e fundit," tha ish-drejtuesi i qendrës Kulturore, Viktor Paloka.

Sot në këtë qytezë mungon një hapësire për të zhvilluar aktivitete, duke përjashtuar rastet kur ato mbahen në shesh të hapur, apo mjediset e katedrales "Nënë Tereza".

"Rreth viteve 2017 kjo ra totalisht. Arsyeja ishte kulmet që i hoqi era, pastaj ato kulme e zhveshën krejtësisht. Vitet e fundit ne as prova nuk kemi bërë këtu, i kemi zhvilluar ku kemi gjetur në shkollë, në Kishë," tha ai.

2 vite më parë në hyrje të kësaj qendre u vendosen përkohësisht inspektorët e zyrës vendore të arsimit, por godina nga amortizimi i skajshëm mbetet një rrezik për këdo që e frekuenton.

Vetë bashkia e Vau Dejës  ka zgjedhur të heshtë për fatin e kësaj qendre, që ishte një pikë takimi për artistët e zonës dhe komunitetin.

Shkatërrimi i qendrës kulturore në Vaun e Dejës, mungesa e