Një shfaqje ndryshe, +18 / Regjizori: Përtej nuditetit ka eros të rëndë
Shfaqjet teatrale prej më shumë se një viti kanë kaluar një periudhë krize, si pasojë e masave anti-Covid.
Javën e fundit me lehtësimin e masave në Kosovë, por edhe në Shqipëri kanë rinisur shfaqjet teatrale.
'+ 18' është vepra teatrale e regizorit Qëndrin Rijani, i cili thotë se kjo shfaqje eksploron botën e errët të njeriut dhe shoqërisë.
"Plus 18 është një vepër e cila shkon në botën e errët të shoqërisë tonë. Vepra fillon me një personazh, i cili kthehet në shtëpi dhe sapo përshëndet gruan i thotë direkt se do iki për të blerë cigare dhe nuk kthehet më në shtëpi. Sapo del nga dera e shtëpisë natën, fillon e futet në botën e errët të natës si droga, prostitucionit", thotë regjizori për emisioni Ditë e Re, me moderatorë Arjon Muça dhe Arjola Shehu.
Regjizori thotë se vepra e tij thyen tabutë skenike në teatrin shqiptar, pasi personazhet kalojnë kufijtë dhe kornizat, me të cilat shoqëria jonë është mësuar, siç është nuditeti.
"Thyen tabu skenike, personazhet nuk kanë kufij në formën e realitetit që tregojnë, qoftë edhe në mënyrën e zhveshjes, jo verëm në kontekstin fizik. Është për një publik plus 18. Shoqëria jonë nuk është e përgatitur për këtë lloj teatri. Që shkon në atë kornizën e teatrit, që maksimumi shkon në tre apo katër puthje dhe kaq. Përtej nuditetit ka eros të rëndë, të vrazhdë. Ka skena të dhunshme shumë të vrazhda."
Po! Këto shenja të zodiakut nuk përputhen aspak si çift
10 Qershor, 07:29

