Ekspozita me libra të rrallë, Saka: Kemi një bibliotekë të pasur me 15 mijë tituj
“Thesare nga Biblioteka e Arkivit” është ekspozita e hapur në Kalanë e Tiranës.
Aty janë paraqitur 15 antikuarë të rrallë. Botimet datojnë që nga shek 17 dhe janë të përkthyera në 4 gjuhë.
Elsa Saka e ftuar në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini ka diskutuar për detajet e kësaj ekspozite e cila do të qëndrojë për tre ditë e hapur në Tiranë.
Saka: "Është një nga bibliotekat më të pasura që ne kemi, janë rreth 15.000 tituj librash që ne ruajmë aty. Mes këtyre 15 mijë titujve, 87 janë libra të rrallë që janë ekspozuar te "Kalaja e Tiranës" ditën e djeshme. Kultura jonë është që të gjitha këto thesare të publikohen te pjesa e publikut nëpërmjet ekspozitave të ndryshme.
Antikuarët janë të rrallë sepse datojnë që nga vitet 1500 dhe deri në vitin 1799, kjo pjesë e librave të rrallë. Përmbajnë degë të ndryshme të shkencës, por edhe në gjuhë të ndryshme si latinisht, greqishtja e re, greqishtja e vjetër. Janë edhe 2 libra në gjuhën sllave. Çfarë përmban biblioteka jonë janë të gjitha të aksesueshme për publikun. Rreth 2 milion tituj dosjesh janë të aksesueshme në katalogun tonë.
Qytetarëve do t'i shërbejë për pjesën e kulturës, për pjesën e historisë, jo të gjithë e njohin historinë.
Qëllimi i kësaj ekspozite është që të jetë sa më i aksesuseshëm për publikun dhe të njihen me historinë e vërtetë të popullit tonë."
