Hapet ekspozita “Thesare nga Biblioteka e Arkivit” me vepra dhe antikuarë që në shekullin XVI
"Më të hershim kemi veprën nga Shën Gregori që është e vitit 1608. Kjo përmban pjesë nga vepra fetare e Shën Gregorit dhe është në gjuhën latine. Është mjaft interesante."
“Thesare nga Biblioteka e Arkivit” është ekspozita e hapur në Kalanë e Tiranës.
Aty janë paraqitur 15 antikuarë të rrallë . Botimet datojnë që nga shek17 dhe janë të përkthyera në 4 gjuhë.
Ministrja e kulturës Elva Margariti tha se synimi është që trashëgimia jonë të komunikojë me shqiptarët në të gjitha format.

"Kemi arritur dhe ne që të nxjerrim në dritë thesare të fshehura, thesare që na përkasin të gjithëve. Nuk janë thjesht të një arkivi, të një biblioteke apo të një institucioni qendror, aty si elementë si gurë të historisë, të cilët nëse nuk do t'i nxjerrim në pah, nëse nuk do t'i studiojmë me kërshëri në këto ambiente të hapura patjetër që nuk do të kemi bërë punën tonë," tha ministrja.
Ardit Bido, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave u shpreh se kërkimet janë bërë edhe gjatë pandemisë për ekspozimin e këtyre thesareve, një pjesë e te cilave janë unike.
"Në këtë ekspozitë prezantohen disa antikuarë të veçantë që janë kopje unike në vendin tonë. Duke nisur që nga shekulli 17, në fakt në arkiv kemi antikuarë që nga shekulli 16. Kushdo që do ta shohë jam i sigurt që do të magjepset, " tha Bido.

Veprat e rralla për historinë e vjetër asiriane e babilonase do te jene te hapura për vizitoret për 3 ditët.
